20:03 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Mustafa në takim me Rudarin dhe Veliun: Të bindur për fitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme.

Mustafa tha se LDK pret një fitore të bindshme, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në Podujevë po vazhdon një punë me përkushtim për qytetarët e kësaj komune. Rrjedhimisht, LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj. IM