Mustafa: Në vend të lojërave të fatit, të krijojmë vende të reja pune në prodhim e tregti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar deputetët që iniciuan e përkrahën Rezolutën për ndalimin e lojërave të fatit, përcjellë Indeksonline.
Në një status në Facebook, Mustafa ka bërë thirrje që në vend të lojërave të fatit të zhvillojnë iniciativë për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti e shërbim.
“Përgëzoj GP të LDK-së dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit. Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën. Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime. Një program ekonomik që gjeneron punësim. Fati ynë buron në punën tonë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/