Mustafa: Nëse dështojmë për ta zgjedhur presidentin shkojmë në zgjedhje

Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas takimit me partnerët e koalicionit ka thënë se kanë folur vetëm për buxhet dhe rimëkëmbje dhe jo për temën e presidentit apo koalicionit.
Mustafa ka thënë se në rast se do të ballafaqohen me një situatë kur do të duhet të zgjedhin një president të ri, atëherë do të duhet të gjendet një kandidat që ka përkrahjen e partive dhe shton se nëse s’do të ketë pajtim për karrigen e të parit të shtetit do të shkohet në zgjedhje.
“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.