75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mustafa ngushëllon familjen Vezaj, pas vdekjes së anëtarit të LDK-së

Sot ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së, Fadil Vezaj nga Zhuri i Prizrenit.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Vezaj dhe strukturave të LDK-së, në Zhur, shkruan Indeksonline.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e aktivistit të pa lodhshëm, pedagogut shumëvjeçar dhe veprimtarit të LDK-së, Fadil Vezaj.

Fadili ishte kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit, njeri i urtë, punëtor dhe person i afërt me të gjithë. Ai dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjitha strukturat e LDK-së në Zhur.

Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Vezaj, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Zhur dhe të gjithë qytetarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.