Mustafa: Nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zv/ministrat e LDK-së nga detyrat, në kohën e COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Mustafa tha se nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zv/ministrat e LDK-së nga detyrat në Qeverinë në dorëheqje, në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19, transmeton Indeksonline
Ai tha se pasi koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me votat e mbi 2/3 së deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendje emergjente.
Postimi i plotë:
Në kohën kur po
ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq
njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në
Qeverinë në dorëheqje.
Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi
me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë,
z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente,
derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e
liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para
mesnate! IM