75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Nuk duhet shkuar në zgjedhje, të bëjmë përpjekje për qeveri që ka mandat nga Kuvendi i Kosovës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në takimin e thirru nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se e vlerësojnë se në këto momente nuk duhet shkuar në zgjedhje.

“Duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë një qeveri e cila ka mandat nga Kuvend i Kosovës dhe e cila mund të qeverisë vendin në mënyrë normale. Ne vlerësojmë se qeveria në detyrë e cila vazhdon punën nuk i përgjigjet në tërësi kërkesave që shtrohen para saj, për arsye se Kuvendi ka shprehur mosbesim ndaj kësaj qeveri me 82 vota me mocion të mosbesimit, Kuvendit i nevojitet një qeveri e cila mund të punojë me kapacitete të plota dhe me mandat të plotë të Parlamenti dhe e cila siguron që qeveria komunikon në mënyrë të rregullt me Parlamentin mbi bazën ligjore dhe mbi bazën kushtetuese”, tha Mustafa, raporton Indeksonline.

Sipas Mustafës me atë çfarë po ballafaqohet tani Kosova me pandeminë e virusit korona nuk mundëson që të organizohen zgjedhjet normale, zgjedhje të rregullta dhe është faktor që domosdoshmërisht të bëhet përpjekje që të nxjerrët një qeveri e cila siguron shumicën në Kuvend.

“Dhe këtë ta bëjmë sa më shpejtë, si LDK edhe në këtë aspekt jemi të gatshëm të ndërmarri iniciativa të sigurojmë shumicën si parti e dytë nëse neve na ofrohet kjo përgjegjësi dhe mendoj që këtë duhet ta bëjmë bashkërisht mirëpo poashtu vlerësoj tërësisht pozicionimin dhe deklarimin e çdo subjekti politik për këtë çështje”, tha Mustafa./Indeksonline/