75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Mustafa: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

Ka nisur gjykimi i parë në Gjykatën Speciale, shkruan IndeksOnline.

Ky gjykim mbahet kundër Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Salih Mustafa, i akuzuari i parë i Gjykatës Speciale, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.

Ai iu referua Dhomave të Specializuara si Gestapo, emërtimi për Policinë sekrete të Gjermanisë naziste.

“Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së Gestapos”,u shpreh ai./IndeksOnline/