75 Mall Live Search
15:12 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa, para takimit me Kurtin thotë se po mundohen që të arrijnë koalicionin

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e takimit të radhës midis liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmani si edhe nënkryetarin Agim Veliu.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, Mustafa me pak fjalë u shpreh se po mundohen që të arrijnë koalicionin.

Ai u pyet nëse ka përafrime lidhur me këtë koalicion dhe tha se po mundohen të kenë.

“Po mundohemi me pasë”, tha shkurt Mustafa, raporton Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm do të jetë vendimtar sa i përket mundësisë për bashkëqeverisje nga VV e LDK./Indeksonline/