Mustafa: Policia e Kosovës është krenaria e shtetit
Sot është shënuar 20 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa përmes një postimi në Facebook falënderoi të gjithë zyrtarët policorë për sigurinë që ofrojnë dhe theksoi se gjithmonë, me KRENARI, duhet ta bartin uniformën e Policisë së Kosovës e cila i bën nder të jashtëzakonshëm Shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Rrugëtimi i Policisë se Kosovës, zhvillimi dhe ngritja e kapaciteteve të saj, lidhet ngushtë me vet avancimin e vendit që nga çlirimi e këndej. Nëpër vite Policia e Kosovës jo vetëm që u ngrit në një forcë demokratike dhe profesionale, por edhe u bë një nga policitë më të ngritura në gjithë Evropën Juglindore”, shkroi Mustafa.
Ai tha se Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm ndër qytetarë, por mbi të gjitha një partner i rëndësishëm dhe ofrues i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
“Sot në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës falenderova të gjithë zyrtarët policorë për sigurinë që na ofrojnë dhe theksova se gjithmonë, me KRENARI, duhet ta bartin uniformën e Policisë së Kosovës e cila i bën nder të jashtëzakonshëm Shtetit të Kosovës.
Rrugëtimi i Kosovo Police, zhvillimi dhe ngritja e kapaciteteve të saj, lidhet ngushtë me vet avancimin e vendit që nga çlirimi e këndej. Nëpër vite Policia e Kosovës jo vetëm që u ngrit në një forcë demokratike dhe profesionale, por edhe u bë një nga policitë më të ngritura në gjithë Evropën Juglindore.
Duke qenë institucioni më i besueshëm ndër qytetarë, Policia e Kosovës sot është krenaria e shtetit, si dhe një ndër shtyllat kryesore të tij, ajo ka dëshmuar me punën e saj se Kosova nuk është vetëm konsumues i sigurisë, por mbi të gjitha një partner i rëndësishëm dhe ofrues i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.” /Indeksonline/