10:08 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Mustafa pyet deputetët e LDK-së, që votuan kundër mocionit: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë?

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një letre të publikuar sot ka pyetur qytetarët se qfarë tjetër duhet të bëj LDK, pasi këtij poshtërimin nga kryeministri Kurti.

Ai me këtë pyetje iu është drejtuar edhe korit diplomatik por edhe katër deputetëve të tij, të cilit dolën kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë? A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona? Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?”, ka shkruar Mustafa.

Vjosa Osmani, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Avdylin janë deputetët që nuk do ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të iniciuar nga partia e tyre LDK.