75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / L K

Mustafa: Qeveria është në panik sepse po humb vota, prandaj po manipulon me shifra

Deputeti Besian Mustafa ka thënë se arsyeja pse Qeveria po manipulon me shifra në ekonomi, më saktësisht me këtë të fundit për papunësinë se është 4 për qind në Kosovë, është sepse janë në panik nga humbja e votave.

Sipas tij Vetëvendosje është e njoftuar nga ‘nëndega’ e Vetëvendosjes, kompania e sondazheve UBO, se po humbin vota në teren.

‘’Një parti që është në pushtet e që këtë mandat e ka fitu me 51%, ekziston vetëm një arsye pse manipulon me shifra e me propagandë të pabazuar. Është në panik. Përtej çfarë deklaron UBO në publik, që tashmë fatkeqësisht është bërë nëndegë e Vetëvendosjes, unë jam i bindur se realitetin e vërtetë nga tereni ia tregon z.Kurtit si kryeministër dhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe nga ai informacion i saktë në teren që është duke humbë vota vazhdimisht, nga dita në ditë me këto lëvizje, unë jam i bindur se nga paniku nuk po dijnë çka me ba tjetër, hajde dalim këtu një status edhe tentojmë me mashtru popullatën se papunësia është 4%.’’ tha Mustafa në Pressing të T7.

Mustafa shtroi një pyetje, duke thënë se kush është ai budalla që beson se papunësia është 4 për qind.

‘’Kjo i bie që 96% e popullësisë është e punësuar, po kush është ai budallë që e beson këtë’’, përfundoi Mustafa.