17:41 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Mustafa shënoi golin e tij të 15-të: Jam në formë/ Verës shpresoj për ndonjë lëvizje!

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa po kalon kohë të mirë në futbollin gjerman.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21 ka shënuar një gol në fitoren e klubit të tij, RW Koblenz 3 me 2 ndaj Walldorf, shkruan IndeksOnline

Në një intervistë të shkurtër për IndeksOnline, Mustafa tha se gjatë verës pritet të ndërroj skuadër.

“Jam në formë të mirë. Shpresoj shumë që gjatë verës do të ketë lëvizje”, tha shkurt ish-lojtari i Hannoverit.

Mustafa në Ligën Regjionale ‘Sudwest’ ka shënuar 15 gola, vetëm tri më pak se lideri i listës së golashënuesve, Marquet (18)./IndeksOnline/