75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Mustafa: Shumë e rëndësishme përfshirja e Albright në dialog

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se paralajmërimi i përfshirjes së zonjës Medeline Albright në dialogun Kosovë-Serbi, është lajm i madh.

“Bëhet fjalë për një zonjë me merita të për arritjen e suksese në këtë rajon. Një figurë që i njeh shumë mirë proceset në Ballkanin Përendimor”, ka thënë Mustafa.

“Prandaj një figurë e tillë është e mirëseardhur dhe mund ti kontribuoj zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Paralajmërimi është shumë i rëndësishëm për ne, dhe i mbetet administratës së presidentit Jo Biden që të emrohet ajo dhe ta merr detyrën e saj. Ajo gëzon respekt nga të gjithë në këtë pjesë të botës dhe do ta bëjë një punë epokale, sepse e kemi thënë se nuk ka zgjidhje pa përfshirjen e Amerikës”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, angazhimi i SHBA-ve është treguar në të gjitha etapat se pa ata s’mund të ketë marrëveshje.

“Marrëveshja e ka marrë drejtim e vet dhe flasim për marrëveshje për njohje reciproke dhe jo tjetër marrëveshje. Kosova pas kësaj marrëveshje duhet të anëtarësohet në OKB”, ka thënë Mustafa.