75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Mustafa s’i shkoi në takim Osmanit, LDK e çon Abrashin në presidencë

Pas takimit me liderin e VV-së, u.d. e presidentes, Vjosa Osmani priti në një takim nënkryetarin e LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi erdhi në takim si përfaqësues i LDK-së, pasi që këtë s’e bëri lideri, Isa Mustafa.

Osmani në vazhdimësi do të takohet me Memli Krasniqin nga PDK-ja dhe Besnik Tahirin nga AAK-ja.

Këto takime vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila mbrëmë shpalli të pavlefshme votën e deputetit, Etem Arifi.

Në takime që po zhvillojnë Osmani, temë e diskutimit është mbajtja e zgjedhjeve./Indeksonline