75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Rasti i abuzimit me nxënësen nga Drenasi do të hetohet deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka theksuar se brenda agjencive të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB-së, nuk do të ketë vend për abuzues.

“Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas na sjellë dhembje të thellë dhe trishtim. Organet përgjegjëse do të hetojnë rastin deri në fund. Ju siguroj që brenda agjencive të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB-së, nuk do të ketë vend për abuzues”, ka shkruar ministri në Facebook.