75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / k.v

Mustafa: Supremja nuk kishte arsyeje të anuloi vendimin e PZAP-së për Prishtinën (Video)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në konferencën për media të mbajtur sot në LDK është deklaruar edhe rreth komunës së Prishtinës ku ka thënë se kanë shprehur pakënaqësinë sepse sipas tyre në asnjë rast Gjykata Supreme nuk ka pasur arsye të anulojë vendimin e PZAP-së, që të shkohet në rinumërim të votave në Prishtinë.

“Ne nuk kemi paragjykuar se kush është fituesi por ne kemi thënë se vërtetë duhet të  bëhet një proces i rinumërimit duke pasur parasysh disa lëshime që janë vërejtur përpara dhe një lëshim që kandidati Abrashit i janë hequr 80 vota”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.

Sipas Mustafës është i pakuptimtë një vendim i tillë i Gjykatës Supreme sepse në këtë rast, është mohuar e drejta e kandidatit të LDK-së dhe duan që gjithçka që të jetë transparente.

“Gjatë numërimit të votave të fundit vëzhguesit tanë kanë vërejtur tre zarfa pa fletëvotime, që kanë qenë të hapura dhe do të bëjmë vërejte se ku janë ato fletëvotime të cilat nuk janë gjet. Kjo fletë se ka pasur mundësi të ketë funksionuar ‘treni bullgar’ në këtë rast dhe kërkojmë që kjo të sqarohet si dhe organizimi i transportit të organizuar në ditën e votimit  nga Vetëvendosja, sepse kjo ishte shkelje”, ka përfunduar Mustafa./Indeksonline/