18:49 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Mustafa takohet me ambasadorë të jashtëm: Bisedojnë për stabilitetin e qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takime të ndara priti Ambasadorin gjerman Jorg Rohde, Ambasadorin italian, Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Gjatë takimeve u bisedua për proceset aktuale që po kalon Kosova dhe pikëpamjet e LDK-së për stabilitet qeverisës të vendit.

Për këto tema, Kryetari Mustafa dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Kosnett si dhe priti në takim
Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.

Kryetari Mustafa mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi.