Mustafa takohet me Apostolovan, i tregon qëndrimet e LDK-së për shumë procese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa dhe Apostolova kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Mustafa e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.
Po ashtu i pari i LDK-së, e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.
Ndërsa Apostolova falënderoi Mustafën për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Indeksonline/

