75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Mustafa takohet në Kuvend me Haradinajn, pasi LDK deklaroi emrin e mandatarit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj  është duke zhvilluar një takim në hapësirat e  Kuvendit të Kosovës me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Sic mësohet   Haradinaj në këtë takim është i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i AAK-së Besnik Tahiri dhe këshilltari i tij, Selim Selimi.

Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë  krijimi i qeverisë së re të drejtuar nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet tjera.