75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mustafa takon sot tre nënkryetarët e LDK-së, pritet të definohet agjenda e së shtunës

Pak para zgjedhjeve partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që do të mbahen më 3 gusht, tashmë ka nisur edhe mobilizimi.

Burime të Indeksonline mësojnë se kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, sot të zhvillojë një takim me tre nënkryetarët: Agim Veliun, Haki Rugovën dhe Lutfi Hazirit.

Në këtë takim pritet të definohet agjenda e së shtunës, por edhe numri i kanditatëve për garë të kryetarit të LDK-së. Madje mund të ketë marrëveshje që mos të ketë fare garë, për të shkohet me një kanditat.

Ndryshe, Indeksonline ditë më parë ka bërë të ditur se është pikërisht Mustafa ai që pritet ta marr sërish fronin e kësaj partie, por ka edhe emra të tjerë që tashmë janë përfolur nëse do të jenë në garë me të, si: Fatmir Sejdiu, Agim Veliu e Vjosa Osmani./Indeksonline/