75 Mall Live Search
19:27 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë zvogëluar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarë në Serbi, Ragmi Mustafa sot ka mbajtur takim me delegacionin e Këshillit të Evropës për çështje të të drejta të pakicave kombëtare.

Ai ka treguar për problemet që komuniteti shqiptar përballet në Serbi.  Mustafa theksoi problemet e mëdha në arsim, kulturë dhe në përdorim të gjuhës, transmeton Indeksonline.

“Të drejtat e shqiptarëve në Ligjin për Pakicat Kombëtare të miratura vitin e kaluar është ulur.”, tha ai.

“Ka probleme të mëdha në arsim, mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, në kulturë dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivele lokale nga ana institucioneve rajonale dhe republikane.”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/