Mustafa: Të gjithë atyre që po derdhin lot krokodili… karavani i LDK-së ecë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se partia që ai drejton është parti e qendrës së djathtë dhe që vendimet i merr vet.
Mustafa thotë se të gjithë ata që brengosën e derdhin lot krokodili për LDK-në, nga fakti se nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste, mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, ngasë sipas tij, kjo tregon se nuk kanë asgjë të përbashket me ta, transmeton Indeksonline.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet. Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste , u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do ti shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karavani i LDK-së ec”, ka shkruar Mustafa në facebook./Indeksonline/
