Mustafa: Të shtunën, Shpendi e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi atë
Gjatë ditës së sotme Gjykata Kushtetuese mori vendim që Shpend Ahmeti të mbetet kryetar i Prishtinës, përkundër ankesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës se në zgjedhjet e fundit komunale i ishte bërë e padrejtë kandidatit të LDK-së, Arban Abrashit.
Rreth këtij vendimi ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facbeook, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin dhe se e mira kthehet me të mirë.
Tutje, ai ka thënë se vendimi ishte i padrejtë dhe se Gjykata vendosi në fund për interesa të pushtetit.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Isa Mustafës./Indeksonline/
