Mustafa: Tërmeti ishte me magnitudë të moderuar, nuk ka rrezik sizmik
Pas tërmetit të mbrëmshëm dh panikut të krijuar në mesin e qytetarëve, drejtori i Institutit Sizmologjik, Shemsi Mustafa, ka dalë sërish me njoftim rreth natyrës së tërmetit.
Sipas tij, bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, ngjarja sizmike ka qenë me magnitudë të moderuar.
“Aktiviteti pas-sizmik (aftershocks) është i mundshëm, por këto lëkundje priten të jenë me magnitudë dhe intensitet më të ulët, në përputhje me ligjshmërinë sizmike” ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës, aktualisht nuk ka rrezik sizmik të shtuar dhe kushtet konsiderohen të qëndrueshme.
“Rrjeti sizmologjik po monitoron vazhdimisht situatën” bëri me dije ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të kërkesave të shumta dhe panikës së krijuar nga tërmeti, po ju informojmë;
Sipas Rrjetit Sizmologjik, ngjarja sizmike e regjistruar rreth 3 orë më parë ka qenë një tërmet me magnitudë të moderuar.
Aktiviteti pas-sizmik (aftershocks) është i mundshëm, por këto lëkundje priten të jenë me magnitudë dhe intensitet më të ulët, në përputhje me ligjshmërinë sizmike.
Aktualisht nuk ka rrezik sizmik të shtuar dhe kushtet konsiderohen të qëndrueshme.
Qytetarët që ndodhen ende jashtë për arsye sigurie, mund të kthehen në banesat e tyre, duke ruajtur qetësinë dhe duke ndjekur vetëm njoftimet zyrtare.
Rrjeti sizmologjik po monitoron vazhdimisht situatën.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

