Mustafa thotë se LDK-ja është konsistente: S’e votojmë askënd pa një marrëveshje paraprake

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kanë treguar konsistencë në qëndrimet e tyre.
Ai ka thënë se nuk do të votojnë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje paraprake.
“E falënderoj Gërvallen për shpërfaqjen e saj të vërtetë. Unë në karrierën time nuk kam thënë asnjë koment të vetëm për të. Donika është Donikë”, ka thënë ai derisa është pyetur për komentet e ministres në detyrë, Donika Gërvalla, për të, pasi ai nuk e votoi për kryeparlamentare.