Mustafa tregon se a ka kontakte me presidenten, thotë se po vepron si me qenë pjesë e VV-së
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/isavjosaosm1-600x360-1.jpg)
Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk mban kontakte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Mustafa ka kritikuar presidenten se nuk po sillet si faktor unifikues i vendit.
Në një intervistë për Klan Kosova, ish kryeministri i Kosovës ka thënë se Osmani nuk ka pas të drejtë që t’ia ndërpres mandatin ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
“Ajo nuk ka qenë unifikuese as me vendimin për kryetaren e KQZ-së. Nuk ka pas drejtë ta bëj një veprim të tillë. Ajo vepron si me qenë pjesë e VV-së dhe një presidente e tillë nuk i duhet vendit. Duhet ta kapërcej këtë dhe të jetë neutrale”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.
Më tutje, Mustafa është pyetur se a ka kontakte me liderët e partive opozitare për të cilët thotë se ka relacione të mira.