75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / Z S

Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

Ai u shpreh se LDK e ka në plan program që brenda mandatit katër vjeçar, Kosovës do t’i shtohen një mijë megavat, 500 me erë dhe 500 përmes paneleve solare.

“Nuk i bën këto investime shteti… ka forma se si shteti në partneritet publiko privat, zhbllokon potencialin për sektorin privat që ai të investojë duke i garantu blerjen e asaj energjie elektrike me një çmim të paracaktuar”, tha Mustafa.

Theksojmë se ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballem me mungesë të energjisë elektrike./Indeksonline/