Mustafa uron Hotin: Deputetët që votuan pa hezituar dhe pa u frikësuar, vota e tyre do ta shpëtojë Kosovën

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka cilësuar ditë të madhe për Kosovën votimin e Qeverisë së Re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Mustafa uroi Hotin për marrjen e postit të ri, qytetarët si dhe partitë të cilat janë në koalicion qeverisës, transmeton Indeksonline.
Madje Mustafa tha se vota e deputetëve që votuan pa hezituar këtë qeverisje, do të shpëtojë Kosovën.
Postimi i plotë:
Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM