08:58 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mustafa uron Ursula von der Leyen

Me rastin e zgjedhjes së Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dërguar një telegram urimi.

“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. Znj. von der Leyen vie nga partia simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane (EPP).

Znj. von der Leyen ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhë Çështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019).

Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e znj. von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe BE-së në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në rrafshin afatshkurtër”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.