21:19 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Mustafa vazhdon me gola: Po kthehem!

Valdrin Mustafa po vazhdon me gola në Gjermani te skuadra e RW Koblenz.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në gurpmoshat U21, shënoi golin e tretë në fitoren e Koblenz 3-2 ndaj Alzenau.

Në një intervistë për IndeksOnline, Mustafa tha se është i lumtur me paraqitjet e fundit.

“Deri tani po shkon shumë mirë. Jam i lumtur me paraqitjet, po kthehem”, ka thënë sulmuesi kosovar.

Mustafa po ashtu shpreson që gjatë verës të gjejë një skuadër të mirë – për ta bërë këtë ai duhet patjetër ta mbajë këtë ritëm të formës.

“Besoj shumë që verës kismet do të shkoj në një ekip më të madh” përfundoi lojtari.

Në këtë sezon, Mustafa ka shënuar 9 gola, kurse skuadra e tij Koblenz gjendet në pozitën e 16-të me 25 pikë./IndeksOnline/