15:22 / E Martë, 23 Prill 2024 / S Z

Mustafa: Vendimi për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, ka mund të kalojë vetëm duke i manipuluar faktet

Parlamenti Evropian sot ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.

Lidhur me këtë ka reaguar ish deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, i cili ka thënë se vendimi i Parlamentit Evropian, inkurajon ekzistencën dhe veprimin e trupave ilegale në Serbi, që janë reminishencë e regjimit të Millosheviqit.

“Sot u publikua lajmi se edhe qytetarët serb nga Kosova,  që disponojnë pasaportë të lështur nga e ashtuquajtura “Drejtoria Koordinuese Serbe”, do të mund të përdorin ato dokumente për të gëzuar liberalizimin e vizave . Kjo drejtori është një institucion fantom dhe ilegal , në fakt reminishence e regjimit te aparthedit që kishte imponuar Millosheviq në Kosovë në vitet 90’ te shekullit te kaluar. Pas çlirimit të Kosovës , strukturat e tij te instaluara me dhunë dhe në kudërshtim me rendin kushtetues të ish Jugosllavise, u tërhoqën brenda Sërbise për të vazhduar aktivitetin e tyre ilegal dhe për të sabotuar e kundërshtuar ndryshimin dhe normalizimin e gjendjes në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 Ndërsa e quan absurd arsyetimin që është bërë për marrjen e këtij vendimi. Ndërsa ka pohuar se një vendim i tillë në Parlamentin Evropian ka mundur të kalojë vetëm duke i manipular faktet, për të legalizuar dokumente të një institucioni fantom, qe vepron për të destabilizuar situatën në Kosovë.

“Prandej arsyetimi qe u degjua gjate trajtimit të kësaj çështje nga referuesei z. Matjaz Nemec se “ “Kjo siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë të njëjtin regjim vizash për udhëtimet në BE, dhe si i tille është i rëndësishëm për të parandaluar diskriminimin ndaj këtyre qytetarëve” është sa apsurd po aq manipulative.Dihet se serbet që kanë dyshtetsi dhe pasaporat te lëshuara nga organnet legale të Serbise , ose ata qe kane pasaporta të lëshuara, pa asnj problem e diskriminim nga institucinet komptente në Kosovë , kane gëzuar si gjith te tjerët liberalizimin e vizave. Andaj nuk është e qartë se ku z. Nmec e gjen këtë diskriminim. . Një vendim i tillë ne Parlamentin Europian ka mundur të kalojë vetëm duke i manipular faktet për të legalizuar dokumente të një institucioni fantom qe vepron per të destabilizuar situatën në Kosove dhe përkeqesuar mardhenjet nderetnike dhe në esencë penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Mbetet për të shpresuar se instanca e fundit per aprovim të këtij vendimi – Këshilli Europian do të korrigjojë këtë lëshim “, ka shkruan Mustafa.