21:26 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Videoja e Kurtit na dha sinjale se VV-ja po heqë dorë nga marrëveshja

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se videoja, e liderit të VV-së, Albin Kurtit, ka dhënë sinjale se VV-ja praktikisht po heq dorë nga marrëveshja.

 “Videoja e Kurtit ka dhënë sinjale që ata po heqin dorë nga marrëveshja.”

Mustafa, ka thënë se LDK-ja bashkë më partnerin e saj Vetëvendosjen, kanë arritur ti harmonizojnë të gjitha fushat dhe programet.

“Mustafa ka thënë se LDK-ja dhe Vv-ja gjatë bisedimeve janë marrë veshë për ndarjen e posteve udhëheqëse madje edhe atë të presidentit. Ne edhe marrëveshjen e tanishme me VV-në e kemi shtruar mbi bazën  e bisedimeve dhe në momentin që jemi ulë me VV-në kemi pytë se a kemi vullnet të përbashkët për këtë punë dhe a kemi besim reciprok për të qeverisur. Ne kemi pasë vërejtje nga publiku dhe tjerat por edhe nga VV-ja pse ne kemi kërkuar të filojmë për negociata për ndarjen e e përgjegjësive pas certifikimit e rezultateve. Kemi arritë të gjitha fushat ti harmonizojmë”.

“Përcaktimi ynë që nga fillimi ka qenë se ne duhet të merremi vesh për ndarjen e të gjitha përgjegjësive. Kemi thënë që nga ministrat e kryeministri, kryeparlamentari të jetë pjesë e marrë vesh që mos të sfidohemi, në jemi të interesuar ta mbyllim këtë proces dhe të formohet qeveria”.

Mustafa thotë se në ditën e 26 dhjetorit, kërkesa e VV-së për kryeparlamentarin e saj ka qenë diçka krejtësisht e re, ai thotë se Konjufcën e kanë votuar vetëm ta dërgojnë përpara çështjen e konstituimi të Kuvendit të Kosovës.

“Pak përpara 26 dhjetorit ne kemi nda ministritë dhe kemi passë pajtueshmëri që kryeparlamentarin ta ketë LDK- e vetmja gjë që ka metë ka qenë zotimi për president pastaj lindi një propozim i ri dhe ne i thamë Kurtit që ai propozim është një kthim mbrapa. Ne kemi vendos që ne do ta votojmë kandidatin për kryetarë të Kuvendit pa marrëveshje në mënyrë që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Kemi llogaritë që VV-ja do ta propozoj kryetarin e kuvendit pasi që ndryshe nuk e kishim përkrahur, nëse vjen puna ne e votojmë edhe një qeveri të pakicës së VV-së”.