Mustafa: Viktimat e Reçakut, vulë e çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rikujtuar të rënët e Masakrës së Reçakut, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se Masakra e Reçakut, është një nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare.
Mustafa shtoi se iktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës
“Sot, bëhen 21 vjet nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, ndaj përulemi para veprës së tyre.
Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot.
Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”, tha ai./IndeksOnline/