75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Mustafa: Zëri ynë është zëri i drejtësisë, shqiptarët janë gjithnjë me ju

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka quajtur madhështore protestën e sotme që është mbajtur në Hagë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka pohuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Postimi i plotë:

Protestë madhështore në Hagë!

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Zëri ynë është zëri i drejtësisë, shqiptarët jan gjithnjë me ju!

Historia nuk ndryshohet!

Liria ka emër!

UÇK./Indeksonlione/