Mustafa: Zgjedhja e Vjosës tregon ngrohtësinë e koalicionit LDK-VV

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri, kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre.

Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime!”, ka shkruar ai. /Indeksonline/