75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Mustafi deklarohet pas barazimit të Schalkes

Shkodran Mustafi luajti ndeshjen e tij të dytë si futbollist i Schalkes.

Mbrojtësi shqiptar luajti tërë takimin në përballjen, Union Berlin – Schalke, e cila u mbyll pa gola 0 me 0, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes Mustafi përmes rrjeteve sociale ka reaguar, duke thënë se ishte takim shumë i vështirë.

“Ishte ndeshje e vështirë, por ne fituam këtë pikë. Tani le të lëvizim nga këtu. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.

Schalke vazhdon të mbetët në fund të tabelës me vetëm 9 pikë në 21 ndeshje./IndeksOnline./