Mustafi, drejt Turqisë për ta ndalur Vedat Muriqin

Shkodran Mustafi mund ta vazhdojë karrierën e tij te gjiganti turk, Galatasaray.
Agjenti i tij ka udhëtuar drejt Stambollit për të biseduar me drejtuesit e skuadrës më të famshme turke.
Futbollisti shqiptar ka humbur vendin në formacionin bazë të Arsenalit dhe ai nuk dëshiron të qëndrojë si zëvendësues, shkruan Indeksonline.
Gazeta turke “Fotomac” tashmë ka raportuar se janë duke u zhvilluar negociata midis lojtarit dhe skuadrës.

Galatasaray po shënjestrën Mustafin pasi iu dha një goditje e madhe kur Christian Luyindama lëndoi ligamentin e tij në nëntor.
Është raportuar se mund të bëhet një marrëveshje huazimi, si edhe një transferim i përhershëm.
Arsenali e bleu Mustafin nga Valencia në vitin 2016 për 35 milionë dollarë.
Mustafi ka luajtur vetëm 10 herë për Topçinjtë këtë sezon në të gjitha garat, me shumicën e paraqitjeve të tij që vijnë në Europa League dhe Carabao Cup.
Në Superligën turke ai mund të përballet me dy futbollistët e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Donis Avdiaj. /IndeksOnline/