Mustafi futet në listën e zezë
Shkodran Mustafi është futur në listën e zezë të Arsenalit. Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane e ka zhgënjyer trajnerin Emery me paraqitjet këtë sezon.
Për këtë, bordi i skuadrës në pajtim me Emeryn kanë vendosur që Mustafi të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.
Mustafi ka filluar 24 nga 30 ndeshjet e Premierligës këtë edicion, por që paraqitjet e tij vërtetë kanë qenë larg pritshmërive nga ai.
Emery është i bindur që nga shitja e tij Arsenal do të përfitojë shumë të konsiderueshme parash, andaj do ta vë në shitje 26 vjeçarin.
Trajneri spanjoll thuhet se po përcjellë me vëmendje një qendërmbrojtës në La Liga si zëvëndësues të Mustafit, por që ende nuk po përmenden emra./Indeksonline/