12:26 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Mustafi, kërkon falje pas gabimit me Chelsean

Shkodran Mustafi ka kërkuar falje pas gabimit në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë ndaj Chelseat. Mustafi ka thënë se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe se do të qëndrojnë të bashkuar.

“Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua 90 minuta, pas gabimit tim që, jo vetëm se ndikoi te goli i parë, por po ashtu e perjashtoi David Luizin (me fal David!). Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë Mustafi.