Mustafi lë shumë prapa Maguire në bazë të statistikave
Harry Maguire sapo kompletoi transferimin e tij në Man Utd nga Leicester, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke e lënë prapa edhe Virgil Van Dijk.
Por, nëse shikojmë statistikat e sezonit të kaluar të reprezentuesit anglez, nuk i arsyeton paratë e shpenzuara për shërbimet e tij.
Kjo pasi që nëse krahasojmë statistikat e tij me ato të mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, anglezi ngec shumë prapa, shkruan Indeksonline.
Bllokime – Maguire 18, Mustafi 17
Ndërprerje – Maguire 37, Mustafi 58
Ndërhyrjet – Maguire 31, Mustafi 62
Ndërhyrjet e fituara – Maguire 17, Mustafi 45
Përqindja e ndërhyrjeve të fituara – Maguire 55%, Mustafi 73%
Pastrimet – Maguire 152, Mustafi 161
Pastrimet me kokë – Maguire 77, Mustafi 106
Duelet e fituara në ajër – Maguire 118, Mustafi 123/Indeksonline/