Mustafi në mbështetje të shokëve të skuadrës sonte ndaj Liverpoolit

Sonte me fillim nga ora 17:30, do të zhvillohet finalja e “FA Community Shield” në mes Arsenalit dhe Liverpoolit.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, ku pritet të jetë një ndeshje mjaft interesant, mes dy skuadrave elitë të Premierligës angleze, shkruan IndeksOnline.
Në “Wembley” me skuadrën e Arsenalit ka udhëtuar edhe Shkodran Mustafi, përkundër se është i lënduar, ai i ka uruar fat shokëve të tij përmes një postimi në “Facebookun” e tij zyrtar.
