75 Mall Live Search
10:59 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafi ofrohet për shitje te gjiganti italian

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, mbrojtësi i Arsenalit është ofruar nga klubi londinez te Interi.

Arsenal po dëshiron ta largoj futbollistin shqiptar nga skuadra, andaj ata e kanë ofruar për shitje te Interit.

Kjo po besohet që ka ardhur si pasojë e formës së dobët të futbollistit, i cili ka marrë vazhdimisht kritika nga tifozët.

Mirëpo klubi italian nuk e ka ndërmend që ta transferojë atë por kjo mund të ndodhë vetëm nëse Diego Godin largohet nga skuadra./Indeksonline/.