Mutacioni i Covid, shfaqen rastet e para të infektimit në Qipro

Mutacioni i ri i Covid-19 është përhapur edhe në rajonin e Ballkanit. Disa raste janë regjistruar në ishullin e Qipros. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se janë gjetur 12 persona mbartës me mutacionin e ri të Covid.
Të 12 personat janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë greke ka thënë se po merret me rastet në fjalë dhe po heton për të marrë më shumë të dhëna mbi mutacionin e ri.
Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.