75 Mall Live Search
21:01 / E Martë, 01 Mars 2022 / SH F

Muzeu francez heq statujën prej dyllit të Putinit – figura e presidentit rus sulmohet prej vizitorëve

Muzeu Grevin në Paris ka hequr statujën prej dylli të presidentit rus Vladimir Putin.

Statuja kishte pësuar disa sulme nga vizitorët gjatë fundjavës, tha drejtori i saj Yves Delhommeau për France TV Info.

“Statujën po e sulmojnë vizitorët. Ajo ka pësuar dëmtime”, tha ai.

Theksojmë se presidenti rus është bërë njeriu më i urryer në planet pas pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, ministri i jashtëm rus, Sergey lavrov gjatë ditës së sotme është bojkotuar me rastin e mbajtjes së një video fjalimi në Parlamentin Evropian.