07:06 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Muzeu i Gjenocidit, Veseli viziton lokacionin ku do ndërtohet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vendosur që t’i shtyjë shpejt përpara propozimet e fundit të tij që lidhen me krimet e Serbisë në Kosovë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit. 

Ditë më parë, Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një komisioni shtetëror i cili tashmë pritet të formalizohet të enjten në seancë parlamentare dhe pas punës së tij do të rezultojë edhe inicimi i hapave tjerë drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtarë.

Po ashtu, Veseli ka paralajmëruar se në Prishtinë do të ndërtohet edhe Memoriali i Gjenocidit, ndërsa tanimë e ka propozuar edhe vendin ku do të ndërtohet.

Veseli ka propozuar që ky Memorial të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet, në një hapësirë prej 9 hektarësh e cila aktualisht menaxhohet nga AKP.