Muzeu më i madh arkeologjik në botë hapet në Egjipt, 100 mijë objekte antike të ekspozuara
Pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, Egjipti po hap zyrtarisht që të jetë një qendër kulturore e epokës modern.
Muzeu i madh Egjiptian, më i madhi muze arkeologjik në botë hap zyrtarisht dyert këtë të shtunë. I mbushur me rreth 100,000 objekte që mbulojnë rreth shtatë mijëvjeçarë të historisë së vendit nga kohërat para-dinastike deri në epokën greke dhe romake, ky muze ka shumë për të ofruar.
Me një kosto prej rreth 1.2 miliardë dollarësh, kompleksi i madh muzeal pritet të tërheqë deri në 8 milionë vizitorë në vit, duke i dhënë një shtysë të madhe turizmit egjiptian i cili është goditur nga krizat rajonale.
Një tërheqje kryesore e muzeut do të jetë e gjithë përmbajtja e varrit të paprekur të mbretit Tutankhamun. Kjo përfshin maskën spektakolare të artë të faraonit, fronin dhe karrocat e tij.
Përveç ekspozitës së Tutankhamunit dhe një ekspozite të re të varkës spektakolare funerare 4,500-vjeçare të Khufu një nga anijet më të vjetra dhe më të ruajtura nga antikiteti, shumica e galerive në vend ishin hapur për publikun që nga viti i kaluar.
Muzeu i ri është kolosal, duke shtrirë një sipërfaqe prej 500,000 metrash katrorë afërsisht sa madhësia e 70 fushave të futbollit. Pjesa e jashtme është e mbuluar me hieroglife dhe alabastër të tejdukshëm të prerë në trekëndësha me një hyrje në formë piramide.
Një shkallë gjigante është e rrethuar me statuja të mbretërve dhe mbretëreshave të tjera të lashta dhe në një kat të sipërm një dritare e madhe ofron një pamje të përsosur të piramidave të Gizës.
Muzeu u propozua për herë të parë në vitin 1992, gjatë sundimit të Presidentit Hosni Mubarak, dhe ndërtimi filloi në vitin 2005. Sipas vlerësimeve, muzeut iu desh po aq kohë të përfundohej pothuajse sa Piramida e Madhe.

