13:57 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muzika e këtij këngëtari – e frymëzuar nga trishtimi dhe seksi

Këngëtari 25- vjeçar, Harry Styles, tha se muzika e tij është frymëzuar nga trishtimi dhe seksi.

Kur u pyet nga BBC-i se çka bëhet fjalë në albumin e tij “Fine Line” i cili do të dalë në shitje muajin tjetër, ai tha se ishte seksi dhe mërzia, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu u pyet nëse do ta ndryshojë emrin e shfaqjes së tij në “Trishtim dhe seks”, por ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Për “Fine Line” Harry tha se do të jetë shumë argëtues.

“Është shumë argëtues, unë jam argëtuar duke e bërë atë”, tha Harry./Indeksonline/

Image result for Harry Styles