13:47 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Muzikanti 32-vjeçar diagnostikohet me tumor në tru, pak javë para se të bëhet baba

Ylli i “The Wanted”, Tom Parker është diagnostikuar me tumor në tru, vetëm disa javë para se të bëhet baba për herë të dytë.

Muzikanti 32-vjeçar ka glioblastoma të fazës së katërt, një tumor agresiv që mund të përhapet shpejt nëse nuk trajtohet, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale së bashku me gruan, Kelsey Hardwick, Tomi u hap në lidhje me diagnozën e tij.

Ai tregoi që kjo ishte arsyeja që nuk ishte aktiv në rrjete sociale për disa javë, duke shtuar se është absolutisht i shkatërruar, por është i vendosur ta luftojë.

Ai kërkoi nga fansat vetëm dashuri dhe pozitivitet që së bashku ta rrisin vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe t’i kërkojnë të gjitha mundësitë e trajtimit.

Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Aurelia Rose, ndërsa në muajin nëntor pritet të vije në jetë djali i tyre.

Tom Parker dhe Kelsey