Muzikanti britanik vdes pasi bie nga shkallët
Basisti i Kinks, Jim Rodford, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.
Muzikant britanik, i cili kaloi 18 vjet me grupin që nga 1979, gjithashtu luajti me Argent dhe The Zombies.
Muzikanti vdiq pas një rënieje në shkallët, shkruan BBC.
Dave Davies i Kinks i kushtoi një status ish kolegut të tij, i cili luajti me grupin në mes të viteve 1979 dhe 1993, duke shkruar se ai ishte “shkatërruar nga humbja e papritur e Jim-it”.
“Unë jam shumë i shkatërruar për të shkruar, është një tronditje, kam menduar gjithmonë që Jim do të jetojë përgjithmonë në mënyrë të vërtetë rock dhe roll humbi por edhe unë humba një mik të madh, muzikant i madh, njeri i madh – ai ishte një pjesë integrale e Kinks vite më vonë, RIP, “shkroi ai në Twitter./Indeksonline/