75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Muzikë live në një shkollë fillore në Podujevë, Lupçi i Poshtëm e “djegë” atmosferën

Shkollat e Kosovës vazhdojnë të jenë ende në pushim, përveç “Zenel Hajdinit” në Lupç të Poshtëm të Podujevës. Atje mbrëmë kishte muzikë live, valle e atmosferë.

Kjo atmosferë e pazakontë në objektin e një shkolle është bërë me lejen e drejtoreshës.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka thënë për Indeksonline se drejtoresha e shkollës ka dhënë lejen për këtë ndejë.

“Kanë qenë mërgimtarët ata që kanë organizu një ndejë për me u çmallë në vendlindje. Nashta kanë mujt me lëshu naj kangë, por dasëm s’ka qenë. Në përgjithësi kanë qenë ish nxënës të asaj shkolle” ka thënë Fetahu për Indeksonline.